Lamtumirë Real Madrid, Ronaldo merr ofertë prej 100 milionë euro në sezon

"Ok Diario" raporton se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

05/12/2017 11:54

Kina provon sërish blerjen e Cristiano Ronaldos.

“Ok Diario” raporton se ylli portugez mund të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Nëse ai vërtetë vendos të largohet nga Santiago Bernabeu, në ‘tavolinë’ do të ketë edhe një ofertë rekorde nga Kina.

Një klub nga Kina është i gatshëm ta paguajë 100 milionë euro në sezon në mënyrë që ai të luajë në Kampionatin kinez të futbollit. /Lajmi.net/