Lamtumirë Real Madrid, James nënshkruan me një super klub (FOTO)

James Rodriguez më në fund do të largohet nga Real Madrid.

Sport

13/08/2016 08:29

James Rodriguez nuk do të jetë futbollist i Real Madridit në sezonin e ri.

Mesfushori kolumbian, i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë, ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu.

Kurse, mediat italiane raportojnë se ai do të jetë përforcim i ri i Juventusit, përcjell “Lajmi.net”.

“Bianconerët” janë në kërkim të një përforcimi të madh pas shitjes së Paul Pogba në Manchester United për 105 milionë euro.

Dhe, ata kanë bërë gati një ofertë për reprezentuesin kolumbian, duke i ofruar rol të rëndësishëm për të luajtur në Torino.