Lamtumirë Liverpool, Sturridge në Serie A

Daniel Sturridge mund të transferohet në Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

10/01/2018 09:17

Daniel Sturridge është në kërkim të një klubi të ri.

Sulmuesi anglez pritet të largohet nga Liverpool, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Menaxheri Jurgen Klopp është i gatshëm ta lejojë transferimin e tij në Serie A.

Madje, mediat italiane raportojnë se Klopp i ka ofruar Interit mundësinë e transferimit të Sturridge në formë të huazimit, deri në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Sturridge dëshiron të gjejë një ekip të ri për të luajtur me vazhdimësi në mënyrë që të sigurojë ftesën në Kombëtaren e Anglisë për “Kampionatin botëror 2018”. /Lajmi.net/