Lamtumirë Barcelona, a do të jetë ky ekipi i ri i Alcacer? – Lajmi.net
Lamtumirë Barcelona, a do të jetë ky ekipi i ri i Alcacer?
Autori: Lajmi.net La LigaSport 12:10, 14 June 2018
Paco Alcacer ka oferta për largim nga Barcelona.

Paco Alcacer mund të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi, i cili u transferua te katalanët nga Valencia më 30 Gusht të 2016 për shumën e 30 milionë eurove nuk arriti të tregonte vlerat e tij me fanellën “blaugrana”.

Gjithsesi, ofertat për 24-vjeçarin nuk mungojnë, pasi Southampton ka shfaqur interes për kartonin e futbollistit.

Por anglezët nuk janë të vetmit që ndjekin lojtarin, pasi edhe Fenerbahce është në garë për kartonin e Alcacer, transmeton “SS”.

Turqit shpresojnë të mposhtin konkurrencën e Southampton, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira që presidenti i tyre ka me drejtuesit e katalanëve.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO