Lajmi i ditës: Mbrojtësi shqiptar shumë afër Liverpoolit – Lajmi.net
Lajmi i ditës: Mbrojtësi shqiptar shumë afër Liverpoolit
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliMerkatoPremier LeagueSport 20:57, 11 January 2018
Riza Durmishi është afër të bëjë hapin më të madh në karrierën e tij.

Mbrojtësi shqiptar që përfaqëson Danimarkën, raportohet të ketë arritur marrëveshje në parim me skuadrën e Liverpoolit, për t’u transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

24-vjeçari ka shkëlqyer për skuadrën e Los Verdiblancos që nga bashkimi i tij nga Brondby në verën e vitit 2016.

E këto paraqitje kanë bërë që ai të shndërrohet në një lojtar shumë të kërkuar, e në mesin e atyre skuadrave më konkrete duket Liverpoolit.

Sipas InformaBetis.com, gjigantët anglezë thuhet se vazhdimisht monitorojnë reprezentuesin danez./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO