Lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e iOS

Më në fund, pas një pritje të gjatë, Mozilla ka lansuar shfletuesin Firefox për iOS.

Auto & Tek

12/11/2015 16:04

Mozilla pati njoftuar vitin e kaluar se shfletuesi i saj do të bëhet një platformë edhe për celularë për përdoruesit e iOS.

Firefox ka qenë në dispozicion për Android qe disa vite, por për shkak të disa standardeve të Apple, Mozilla nuk kishte pasur mundësi që ta bënte aplikacionin për iOS.

Kështu, duke filluar nga sot, Firefox është në dispozicion për iOS. (lajmi.net)