Lajm i keq për Barcelonën, ja sa do të mungojë Umtiti

“Mundo Deportivo” raporton se Samuel Umtiti mund të mungojë deri në dy muaj pas dëmtimit të pësuar gjatë duelit ndaj Celta Vigos.

Sport

02/12/2017 15:39

Barcelona u ndal në barazim 2:2 nga Celta Vigo në La Ligë.

Por, një tjetër lajm i keq për ekipin katalan është lëndimi i mbrojtësit Samuel Umtiti.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se mbrojtësi francez mund të mungojë deri në dy muaj pas dëmtimit të pësuar gjatë duelit ndaj Celta Vigos, përcjell “lajmi.net”.

Pritjet e para nuk janë aspak optimiste andaj mund të bëhet fjalë për një lëndim serioz. /Lajmi.net/