Labinot Tahiri mbyll llogarinë në Instagram, tregon arsyen

Labinot Tahiri është goxha aktiv në rrjete sociale.

ShowBiz

01/10/2018 15:10

Në postimet që bën në këto rrjete, përveç imazheve nga përditshmëria dhe profesionet që ushtron, ai prek edhe ngjarjet aktuale, shkruan lajmi.net.

Por, përmes një imazhi në InstaStory, këngëtari ka bërë të ditur që ka vendosur ta mbyll llogarinë e tij në Instagram, madje tregoi edhe arsyen.

“Miq të dashur, për pak kohë nuk do jem në Intagram dhe do e mbylli, që i bie se kam disa punë këto ditë të rëndësishme e mos të dështoj me ndonjë postim para se të më kryhen punët në interes të përgjithshëm. Ju e dini që padrejtësitë te unë nuk pijnë ujë, dhe të shoh se si do mi mbajnë fjalët disa nga krerët e shtetit.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Labi është “Falem”, në duet me Ramadan Krasniqin- Danin. /Lajmi.net/