Ky njeri ka mundur ta parandaloj Luftën e Dytë Botërore me vetëm një veprim

Deri në fund të jetës së tij, ish diktatori nazist, Adolf Hitler, ishte përballur me përjetimet e tij nga Lufta e Parë Botërore. Ndërsa njëra nga përjetimet ka qenë plagosja që i është bërë në fund të luftës.

Bota

22/03/2016 19:35

E gjitha kishte ndodhur kur ai kishte tentuar t’u bashkohet bashkëluftëtarëve në istikame, kur u gjuajt nga ushtarët anglezë, për ta lënë të lënduar. Këtë e kishte thënë edhe vet Hitleri. Pasi që ushtar britanik kishte shtënë në drejtim të Hitlerit dhe e kishte plagosur dhe nuk kishte më aftësi që t’i kundërvihet, e kishte lejuar që të largohet, duke ia shpëtuar jetën. Hitleri menjëherë i kishte dhënë shenjë për falënderim dhe ishte larguar, transmeton lajmi.net.

Historia tregon se Hitleri i ka shpëtuar plumbave disa herë, gjë që sikur të mos kishte ndodhë, dhe ai të vritej, nuk do të flitej sot për Luftën e Dytë Botërore dhe për miliona të vrarë.

Hitleri e kishte konfirmuar se ushtari britanik që ia kishte falur jetën, kishte qenë pikërisht Henry Tandey.

Në vitin 1937, kur kryeministri i atëhershëm i Britanisë së Madhe, Neville Chamberlain, kishte udhëtuar për në Gjermani për të negociuar me Hitlerin, ky i fundit e kishte pyetur për ushtarin britanik dhe e kishte lutur kryeministri Chamberlain që ta përshëndetë atë dhe ta falënderojë.

Për ushtarin Tandey flitet se ka lindur në vitin 1891, i biri i një ushtaraku. Ai ishte lënduar disa herë në beteja gjatë luftërave, kryesisht në beteja të Luftës së Parë Botërore. /lajmi.net

Henry Tandey