Ky është ushtari rus i së ardhmes…! (Video)

Qendra hulumtuese ushtarake ruse ka prezantuar prototipin e pajisjes luftarake të gjeneratës së ardhshme.

Bota

01/07/2017 23:13

Pajisja, e cila të kujton atë nga seria e filmave “Lufta e Yjeve”, është paraparë të bartet në të ardhmen nga ushtarët rusë, shkruan lajmi.net.

Prototipi përbëhet nga helmeta, e cila mbulon dhe ruan fytyrën dhe kokën e ushtarëve, dhe pajisja për trup, që paraqet prodhim të lartë nga teknologjia e së ardhmes.

Pajisja ka të ashtuquajturin egzoskelet, qëllimi i së cilit është rritja e përformancës dhe qëndrueshmëria e ushtarit në luftime.

Ushtria ruse aktivisht është duke u përgatitur për betejat dhe luftërat e ardhshme që mund ta presin.

Vitin e kaluar, është njoftuar se po punohet në robotët të cilët gradualisht, në vend të njerëzve, do ta marrin rolin e ushtarëve në ajër, në të tokë, në ujë dhe në hapësirë. /Lajmi.net/

YouTube player