Ky është i riu që aksidenti 3-vjeçaren te Fresku (FOTO)

Françesko Otobashi është 21-vjeçari i cili aksidenti për vdekje një vajzë vetëm 3 vjeç, në zonën e Freskut në Tiranë.

Lajme

31/05/2016 21:53

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme pranë zonës së Freskut në Tiranë. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën 3-vjeçarja, që u godit nga makina më targë AA 416 LY.

Makina tip “Volkswagen” po ecte mbrapa në momentin kur goditi fëmijën. E mitura sapo kishte dalë nga një market së bashku me prindërit e saj.

Vogëlushja është dërguar menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për t’i dhënë ndihmën e duhur mjekësore, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen. Gjithashtu, edhe një grua është lënduar nga aksidenti./shekulli

addtext_com_MTU0NzM4MTMyMTY0