Ky është rekordi që Girona ia ndërpreu Real Madridit

Skuadra e Zinedine Zidane në fushën e Gironas, udhëtoi me një rekord fitoresh radhazi në ndeshjet në udhëtim.

Sport

29/10/2017 19:41

Para ndeshjes me Girona, Reali numëronte 13 fitore radhazi në udhëtim, diçka që nuk ishte arritur kurrë më parë në kampionatin elitar spanjoll.

Por, ishte sot Girona që befasoi mbretërit, për t’iu ndalur këtë seri e për t’i lënë pas tetë pikë nga Barcelona në renditjen tabelare.

Girona e mposhti 2:1 Real Madridin në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 10-të.

Ndeshjen e radhës Reali e zhvillon në ‘Santiago Bernabeu’, kundër Las Palmas./Lajmi.net/