Ky është produkti i ri i Nokia

Nokia, që prodhonte vetëm celularë në të kaluarën, ka zbuluar pajisjen tashmë shumë të përfolur, që është një tablet Android i quajtur N1.

Auto & Tek

18/11/2014 16:01

Nokia ka bashkëpunuar me Android dhe Intel për tabletin e parë të saj të quajtur N1.

Nokia, e rikthyer pas shitjes së biznesit të celularëve Microsoft-it, e zbuloi tabletin Android sot, transmeton Lajmi.net.

I vendosur që të kushtojë $250, tableti N1 7.9 inç do të jetë në shitje së pari në Kinë para vitit të ri kinez, që është më 19 shkurt 2015.

Çmimet dhe datat e lansimit për vende të tjera nuk ishin bërë të ditura nga Nokia. 

Tableti N1 është i bërë nga alumini në ngjyrë të errët hiri, që mund të thuhet se duket sikur iPad Mini 3.

Ka një kamerë 8-megapiksel prapa dhe një kamerë 5-megapiksel para, me një hapsirë prej 32GB për aplikacione, muzikë, foto apo filma, transmeton Lajmi.net.

Tableti ka një procesorë 2.4GHz Intel quad-core, që është një çip 64-bit, i pazakontë në një pajisje Android.