Ky është parashikimi i motit për të premten

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që do të  mbajë gjatë ditës së nesërme, e premte, 26 shkurt.

Lajme

25/02/2016 16:39

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së neserme (e premte), vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, raporton lajmi.net.

“Në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu”, njofton IHMK. “Vlera minimale e temperaturës gjatë natës do të lëvizë nga 3-5gradë Celsius, kurse maksimalet e diètës do të lëvizin nga 9-12 gradë Celsius”, shkruan në njoftim.

Instituti deklaron se shtypja atmosferike do të shënojë rënie nën vlerat e normales kurse era do të fryjë  nga juglindja  me shpejtësi 1-7m/s./lajmi.net