Ky është formacioni i preferuar i Neymarit
Futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar Junior, ka përzgjedhur formacionin e tij ideal prej pesë futbollistëve.
Sport
Ylli i PSG-së aktualisht po qëndron në Brazil, ku po merr pjesë në turneun ‘Neymar Jr’s Five’.
Neymar gjatë qëndrimit në këtë turne, është pyetur për formacionin e tij ideal me pesë lojtarë.
Në ekipin e tij, Neymar ka përfshirë pesë lojtarë brazilian.
“Messi, Dani Alves, Thiago Silva dhe Gabirel Jesus”, është përgjigjur Neymar në pyetjen se cili do të ishte ekipi i tij ideal me përbërje prej pesë futbollistëve.
Turneu, i cili organizohet tash e tri vite nga fondacioni i Neymarit, luhet me pesë lojtarë (pa portier)./Lajmi.net/