Ky është burri që jetoi afër 30 vite i vetëm në malet e Alaskës (Foto)

Richard Proenneke ka bërë diçka që shumë pak kush do të mund ta bënte!

Fun

10/09/2017 19:04

Ky njeri, ka jetuar afër 30 vjet në malet e Alaskës në një shtëpizë të vogël të ndërtuar me duart e tija, transmeton lajmi.net

Sa shumë e doni ju natyrën? Sa prej jush do të mund ta bënit atë që ka bërë Proenneke? A do të mund të mbijetonit të rrethuar me egërsi?

Ai ishte një natyralist amator kur filloi të jetonte në malet e Alaskës dhe kjo eksperiencë e tij zgjadhi për afro 30 vite pasi ai ndërtoni një kasolle me duart e tij pranë bregut të Liqeneve Binjake!

Proenneke bëri gjithçka vetë. Ai doli në gjueti, peshkoi, mblodhi vet ushqimin e tij, por herë pas here kishte furnizime me ushqim me helikopterë. Ndërkohë që mbijetonte në egërsi të plotë, ai morri kohën e tij për të dokumentuar gjithë eksperiencën e tij në revista dhe film. Ai gjithashtu regjistroi të dhëna shumë të vlefshme meteorologjike dhe natyrore.

Në videon e mëposhtme, mund të shihni gjithë historinë e tij./Lajmi.net/ 

YouTube player