Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e Shaqir Totajt për zgjedhjet në Prizren

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e ish – kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Lajme

09/02/2018 14:45

Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja, ndër të tjera ka thënë se kërkesa deklarohet e papranueshme për shkak se Totaj nuk i ka shterur të gjitha mjetet juridike në rastin e tij.

Për ta lexuar vendimin e plotë klikoni këtu.