Kush e dorëzoi zarfin e gabuar në Oscars? (Foto)

Është Brian Cullian personi i cili bëri gabim në ndërrimin e zarfit të filmit fitues, gabim ky që cilësohet më i madhi në historinë e Oscars.

ShowBiz

28/02/2017 14:00

Brian ishte njëri ndër personazhet që u angazhua për ndarjen e çmimit kryesor, por ai bëri një gabim fatal, shkruan  The Sun, transmeton lajmi.net.

Brian është parë nga kamerat teksa kalonte në skenë me dy zarfe në duar, kjo edhe kishte bërë që të shkaktohet ngatërrimi mes “La la land” dhe “Moonlight”.

Në vend të dorëzimit të zarfit me çmimin për “Best Picture”, Brian kishte dorëzuar atë për “Best lead actress”.

Pas këtij ngatërrimi, të gjithë mbetën të habitur dhe u desht kohë dersa ta kuptonin të vërtetën./Lajmi.net/