Kurti: Do zvogëlojmë numrin e ministrive, por do të rrisim përfaqësimin e grave

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në Qeverisjen e Vetëvendosjes do të ketë numër  më të vogël të ministrive , por ka premtuar përfshirje më të mëdha të grave në ministri.

Lajme

27/05/2017 14:31

Kurti gjatë fjalimit të tij, në një tubim me gratë në Prishtinë, ka thënë se Vetëvendosje do të bëjë barazi gjinore dhe sociale.

Ai thënë se  dobësimi i shtetit e godet më shumë gruan se burrin.

Kurti ka thënë se ndryshimi i pozitës së gruas në Kosovë është në mesin e 40 prioriteteve të planit qeverisës dhe ka treguar planin se si do të ndodhë ndryshimi.

“Hapja e 160 çerdheve të reja në gjithë Kosovën që do ti bëjë Vetëvendosje, do t’ua lehtësojë punën grave.  Paga gjatë shtatzënisë dhe lehonisë nuk do të ndalet, 50 për qind do të paguhet  nga buxheti i shtetit dhe 50 përqind nga punëmarrësi”, ka thënë ndër të tjera Kurti, transmeton lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë e vetëm për zgjedhjet e 11 qershorit, për të cilat Kurti është shprehur se do të fitohen nga Vetëvendosje./Lajmi.net/