‘Kupa e Italisë është si Liga e Kampionëve për Milanin’

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi ka thënë se Kupa e Italisë për momentin është një trofe shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, sikurse të ishte Liga e Kampionëve.

Sport

12/10/2014 16:23

Inzaghi ka thënë se mënyra më e mirë për të rikthyer besimin te kjo skuadër dhe vitet e arta, është triumfi në Kupën e Italisë.

“Milani nuk mund të mbetet jashtë Europës. Ne fillimisht duhet të bëjmë më mirë sesa vitin e kaluar dhe më pas të kualifikohemi në ndonjë garë Europiane. Ta shohim se cila mund të jetë ajo”.

“Këtë vit, Kupa e Italisë është Liga e Kampionëve për neve. Kjo gjë duhet të jetë e qartë”.

“Të fitosh trofe është çdo herë një gjë shumë e rëndësishme, por tani është më shumë se kurrë”, ishin fjalët e trajnerit të Milanit të thëna për La Gazzetta dello Sport.