Kuçi: AAK fituese në 7 komuna, në 6 të tjera do të jetë në balotazh

.

Lajme

19/10/2017 16:26

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pret që në zgjedhjet e 22 tetorit të ketë rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara lokale.

Kjo parti sipas zyrtarëve të saj do të dal fituese në 7 komuna.

Sekretari organizativ i kësaj partie dhe deputeti Blerim Kuçi, ka thënë për lajmi.net se do të fitojnë në 7 komuna, ndërsa në 6 do të shkojnë në balotazh ku janë në përparësi.

“Do të ftojmë në ti gjitha komunat që kemi  fituar ndonjëherë, janë 7 komuna ku do të dalim fitues, ne 6 komuna jemi në plus për balotazh dhe në shumë të tjera jemi përcaktues të fituesit, dhe presim që të kemi rezultat më të mirë se në zgjedhjet lokale”, ka thënë Kuçi për lajmi.net.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës aktualisht udhëheq në tri komuna, Junik, Deçan dhe Obiliq.

Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen të dielën më 22 tetor./Lajmi.net/