Kthehet Lufta e Ftohtë? Lëvizja e radhës e Rusisë

Rusia do të përdorë euron në vend të dollarit në tregti të jashtme nëse Bashkimi Evropian e deklaron qëndrimin e saj kundër sanksioneve në Moskë, tha Ministri i Financave Anton Siluanov të enjten.

Bota

27/05/2018 08:27

Duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në St. Petersburg, Siluanov tha: “Siç e shohim, kufizimet e imponuara nga sanksionet e SHBA’ve janë të një natyre jashtëtokësore.

Mundësia e kalimit nga dollari amerikan në euro varet nga qëndrimi i Evropës ndaj pozicionit të Washington’it.

SHBA’të kanë vendosur sanksione ndaj shtetit rus për shkak të aneksimit të Krimesë dhe për rolin e saj në Siri.