Kthehet Bale, fiton Reali

Real Madrid mposhti Malagan me rezultat 2-0 në duelin e vlefshëm për xhiron e nëntë në La Ligë. Përveç fitores, një tjetër lajm i mirë për gjigantin madrilen është rikthimi i Gareth Bale nga lëndimi. Los Blancos nuk gabuan në Santiago Bernabeu dhe morën pikë të plota, të nevojshme për të vazhduar ndjekjen e liderëve…

Sport

19/10/2013 17:00

Real Madrid mposhti Malagan me rezultat 2-0 në duelin e vlefshëm për xhiron e nëntë në La Ligë. Përveç fitores, një tjetër lajm i mirë për gjigantin madrilen është rikthimi i Gareth Bale nga lëndimi.

Los Blancos nuk gabuan në Santiago Bernabeu dhe morën pikë të plota, të nevojshme për të vazhduar ndjekjen e liderëve Barcelona dhe Atletico Madrid që kanë fituar të gjitha tetë duelet e para.

Por, fitorja e Realit nuk ishte edhe aq e lehtë, Angel Di Maria realizoi në minutën e 46-të për epërsinë e vendasve kurse fitorja ishte në dyshim deri në qastet e fundit para se Cristiano Ronaldo të realizojë nga penalltia për golin e sigurisë së gjigantit madrilen.

Përforcimi i ri Gareth Bale u inkuadrua në lojë në 15 minutat e fundit të vend të sulmuesit Alvaro Morata, lajm i mirë për Realin para duelit kundër Juventusit në kuadër të xhiros së tretë në Grupin B të Ligës së Kampionëve, të mërkurën.