Kryeministri Thaçi e uron boksierin Nuri Seferi

Kryeministri Hashim Thaçi e ka uruar boksierin shqiptar Nuri Seferi, i cili u shpall kampion i Evropës në versionin WBO.

Sport

17/05/2014 00:03

Nuri Seferi e ka marrë një urim special, për suksesin që e arriti në Hamburg të Gjermanisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar boksierin shqiptar nga Maqedonia, pas shpalljes së tij kampion i Evropës në boks, për versionin WBO.

“Fokusi këto ditë është në politikë ditore, por mos të harrojmë – urime Nuri Seferit fitoren sonte për fitoren WBO Europa!”, ka shkruar kreu i Qeverisë në rrjetin social, Facebook.

37 vjeçari e mposhti të premten boksierin hungarez Tamas Lodi, me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 rundesh, në një meç mjaft interesant.

37 vjeçari nga Gostivari, i cili bokson për flamurin shqiptar, ka zhvilluar një karrierë të pasur, teksa në 42 duele ka arritur të fitojë 36 prej tyre, ndër të cilat 20 me nokaut.