Kryeministri pakistanez kritikon politikën e SHBA-së

Kryeministri i ri pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi, në adresimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara, ka refuzuar strategjinë e re të luftës së SHBA-së në shtetin fqinjë, Afganistan, derisa ka lavdëruar Kinën për rolin në rritjen e ekonomike, në rajon.

Bota

22/09/2017 07:57

“Parajsa e sigurtë e talebanëve”, siç e quajtën SHBA-të, “ nuk ëshët në Pakistan, por në territorin e kontrolluar nga talebanët, në Afganistan”, ka thënë Abbasi, ku ka shtuar se Pakistani “ nuk është kurban i askujt”.

Duke kritikuar politikat e Shtëpisë së Bardhë dhe pa specifikuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Abassi ka folur me butësi rreth liderin kinez, dhe rolin e Pekinit në rritjen ekonomike në vendin e tij.