Kryeministri Mustafa takohet me Jean Todt

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot e ka pritur në takim kreun e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt.

Sport

26/05/2016 22:24

Pas takimit, ata i kanë vizituar automobolistët kosovarë, që ishin grumbulluar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Prita sot presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), njëherësh i dërguar special për sigurinë në rrugë i sektarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Jean Todt.  Zoti Todt është një legjendë e automobilizmit por edhe një njeri shumë i përkushtuar për mbrojtjen e njerëzve në komunikacion.

Biseduam për fuqizimin e sporteve kosovare dhe në veçanti të automobilizmit dhe sigurinë në rrugë. Më pas vizituam veturat e garave automobilistike kosovare të ekspozuara në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku biseduam me automobilistët kosovarë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.