Kryeministri Haradinaj kujton vëllaun: Të kujtojmë me krenari, Luan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar vëllaun e tij Luanin.

Lajme

17/11/2018 12:16

Luan Haradinaj është njëri nga dëshmorët e lirisë së Kosovës nga familja Haradinaj, ndërsa sot kujtohet nga i vëllau Ramush Haradinaj në ditëlindjen e tij të 45-të.

“Toka që ia fale jetën, të nderon me lavdi të përjetshme”, ka shkruar në postimin e tij Haradinaj.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ndër të parët në rresht për liri, pa e njohur vdekjen! Në shërbim të atdheut deri në frymën e fundit. Kalove vite të rënda për nga pesha dhe të mëdha për nga vlera! Toka që ia fale jetën, të nderon me lavdi të përjetshme. Në ditëlindjen e 45-të, të kujtojmë me krenari, Luan. /Lajmi.net/