Kroos: Reali më i mirë se Bayerni

Transferi i ri i skuadrës së Real Madridit, Toni Kroos ka pranuar se Los Blancos kanë një ekip më të mirë se skuadra bavareze, Bayern Munich.

Sport

07/09/2014 10:46

Real Madridi ka një skuadër shumë më të mirë se Bayern Munich, gjithnjë sipas mesfushorit gjerman, Toni Kroos.

“Ne jemi duke folur për dy skuadrat më të mëdha në botë. Sidoqoftë, unë mendoj se Real Madridi është një hap para Baeyernit”.

“Unë e kujtoj prezantimin tim te Reali ku ishin duke më ndjekur plotë 20 mijë fansa, edhe pse unë nuk kam luajtur asnjë minutë me fanellën e kësaj skuadre. Në Gjermani, kjo gjë nuk ndodhë”.

“Guardiola nuk ka të bëj asgjë me largimin tim nga Bayerni. Unë e kuptoj futbollin ashtu sikurse ai. Më ka ndihmuar të përmirësohem si lojtar”.

“Transferi im te Reali ka qenë vetëm për të arritur sukses dhe jam shumë i lumtur këtu”, ishin fjalët e Kroos të thëna për gazetën gjermane, Bild.