Kritikohet për operacione plastike? Kështu kundërpërgjigjet Enca

Enca Haxhia është një nga emrat më të lakuar në shoubizin shqiptar.

ShowBiz

11/07/2018 16:35

Ajo lirshëm mund të thuhet se është këngëtarja më e ndjekur e rrjeteve sociale e cila numëron mbi një milion ndjekës në Instagram, shkruan lajmi net.

Duke qenë se ka shumë fansa, Haxhia po ashtu shpesh komunikon me ta nga të cilët pyetet dhe jep përgjigje të ndryshme.

Së fundmi, e pyetur se a ka qenë e mbuluar me operacione plastike, Enca i kundërpërgjigjet kështu: Çdo gjë që shihni është prej nënës natyrë dhe nënës tela. “Ju e dini më së miri nëse kam apo jo, do të thosha., fundja fundja kujt po i han?”.

Ndryshe, në projekte dhe mbrëmje muzikore vazhdon të jetë mjaft aktive, “DUA”, mbetet projekti i fundit i saj. /Lajmi.net/