Kritikat e lodhin Messin

Djali i presidentit të Asociacionit të Futbollit Argjentinas, Humberto Grondona ka thënë se kritikat që janë duke u bërë në drejtim të Messit, e lodhin atë.

Sport

04/09/2014 18:33

Nëse Lionel Messi nuk luan mirë një ndeshje, atëherë ai merr shumë kritika, duke mos harruar këtu presionin e madh që i bëjnë mediat botërore.

Grondona ka thënë se Messi ka pranuar shumë kritika pas përfundimit të Kupës së Botës, të cilat ndikojnë në formën e lojtarit.

“Messi është i lodhur nga kritikat e shumta që ka pranuar pas botërorit”.

“Shpresoj se një gjë e tillë do të përmirësohet, pasi ai i duhet shumë kombëtares argjentinase”, tha Grondona për Radio Belgrano.