Krisma në kafeterinë “Barcode” në Tetovë, ka të plagosur

Tre persona janë plagosur nga një person i panjohur sonte rreth orës 22:00 në Tetovë.

Lajme

10/04/2015 23:34

Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person i panjohur ka gjuajtur me armë në rrugën “Dervish Carra”, duke plagosur rëndë tre persona që ishin brenda kafe barrit “BarCode”.

Identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur, por ata janë transferuar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e incidentit./almakos.com/