Krijoni filma të shkurtër me aplikacionin Hykoo

Përkundër faktit që ekzistojnë shumë aplikacione për video, duket se diçka kishte munguar në këto aplikacione. Kjo është ajo çfarë ka sjellë aplikacioni Hykoo, një ndryshim në aplikacionet për video.

Auto & Tek

18/04/2015 19:06

Hykoo është një përpjekje për të ndërtuar diçka si Instagram por për video. Me fjalë të tjera, Hykoo është një aplikacion për ata njerëz të cilët nuk dëshirojnë të dalin para kamerës, por vetëm të shpërndajnë një pjesë të ditës së tyre duke kapur diçka të bukur.

“Ka një klasë të re krijuese të njerëzve të cilët janë aktivizuar në Instagram, por ata nuk janë adoptuar shumë në hapësirën e videove”, thotë Gary Kreig, krijuesi i aplikacionit, transmeton Lajmi.net.

“Vine ka qenë duke i mahnitur njerëzit të cilët dëshirojnë të jenë para kamerës tashmë një kohë të gjatë, por shumica prej nesh nuk kemi ditur çfarë të bëjmë me atë aplikacion. Ne dëshirojmë që fotografët e Instagram të bëhen bashkë me videografët e Hykoo-së”, thotë ai.

Hykoo konsiston me tre lloje të video klipeve të shkurta – një klip me kohëzgjatje 3 sekonda, një tjetër me 3 sekonda, dhe më pas një klip përfundimtar me gjashtë sekonda. Çdo klip do duhej të përmbante një tekst të shkurtë, të cilëve mund t’i shtoni edhe efekte.

Aplikacioni është shumë i rreptë në lidhje me formatin. Ju mund të bëni video të gjatë vetëm 12 sekonda. Kreig argumentoi se duke krijuar tre klipe të ndarë, ju jeni duke ndarë një storje të veçantë me të tjerët – qoftë nëse jeni në restorant, në rrugë, në punë, në shkollë apo edhe në shkretëtirë.

hykoo – show and tell from assaf dagan on Vimeo.