Krasniqi nokauton Danson

Boksieri kosovar Haxhi Krasniqi ka fituar kundër Emmanuel Danson me nokaut në raundin e shtatë, duke rrëmbyer titullin në versionin WBO International. Krasniqi triumfoi përball ganezit, në duelin e kategorisë gjysmë të rëndë, meç i cili u zhvillua në Potsdam të Gjermanisë. Kjo fitore pritet t’i hap rrugë boksierit me prejardhje nga Juniku që sërish…

Sport

28/03/2014 22:22

Boksieri kosovar Haxhi Krasniqi ka fituar kundër Emmanuel Danson me nokaut në raundin e shtatë, duke rrëmbyer titullin në versionin WBO International.

Krasniqi triumfoi përball ganezit, në duelin e kategorisë gjysmë të rëndë, meç i cili u zhvillua në Potsdam të Gjermanisë.

Kjo fitore pritet t’i hap rrugë boksierit me prejardhje nga Juniku që sërish të luftojë për titullin e kampionit të botës në versionin WBO.

Ai dështoi në tentimin e parë kur humbi nga uellsiani Nathan Cleverley. Krasniqi u mposht me vendim unanim pas 12 raundeve.

26-vjeçari në karrierën e deritashme si profesionist ka bilanc prej 41 fitoresh dhe tri humbjeve.