Kostiq nervozon deputetët serbë: Kosova është betejë e humbur (Video)

Përgjegjësi e kanë Kosovën, por këta deputetë të parlamentit të Serbisë, në këtë takim më shumë do të merren me një lider elitar të vendit të tyre.

Lajme

19/10/2015 21:05

Të zgjedhurit e popullit i ka bërë nervoz njeriu që i udhëheqë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve.

Vladimir Kostiq i tha radios publike se Kosova është e humbur, andaj dicka e këtillë për kreun e këtij komisioni është e papranueshme, njofton Klan Kosova..

Ky komision tani ka vendosur që Akademisë t’i kërkoj qëndrim zyrtar lidhur me Kosovën.

E Kostiq, që radio beogradit i ka thënë se ky ëhstë qëndrim i tij, ka nxitur edhe reagimin e zyrtarit tjetër serb të ngarkuar me Kosovën, marko Gjuriq.

YouTube player