Kosovarja mund të qëndrojë në Zvicër edhe pas ndarjes nga bashkëshorti i saj zviceran – Lajmi.net
Kosovarja mund të qëndrojë në Zvicër edhe pas ndarjes nga bashkëshorti i saj zviceran
Autori: Lajmi.net Lajme 17:44, 12 October 2017
Mbi bazën e të drejtës për të marrë nënshtetësinë zvicerane, e drejtë kjo që i takon fëmijës por dhe mbi bazë të faktit se nuk ka pasur kontestim të njohjes së atësisë nga ana e babait, kosovarja duhet të ketë të drejtë qëndrimi në Zvicër pas ndarjes nga bashkëshorti i saj zviceran

Komuna e banimit ose e lindjes ka të drejtë t`ia kontestojë (sfidojë) ekzistimin e atësisë një burri në rast dyshimi se pretendimi i tij për atësi është i rrejshëm. Një vendim të tillë e ka marrë sot Gjykata Federale e Zvicrës, duke iu referuar rastit të një zvicerani 65 vjeçar i cili pohon se është babai i fëmijës tash 7 vjeçar që i ka lindur ish gruas së tij (kosovare) pas ndarjes. Albinfo.ch ka shkruar sot gjerësisht lidhur me rastin.

Komuna ku ai kishte lindur, pastaj ajo ku ai banonte (Winterthur) si dhe bashkësia e komunave të Kantonit të Cyrihut kishin ushtruar ankesë kundër njohjes së atësisë së tij, shkruan sda.ch. Por, sipas vendimit që ka marrë sot Gjykata Federale, dy komunat e përmendura kanë të drejtë për kontestim të atësisë ndërsa këtë të drejtë nuk e ka e treta, pra Bashkësia e Komunave.

Sipas shumicës së gjyqtarëve federalë, me rastin e shqyrtimit të legjitimitetit të ankesës duhet siguruar balanci i interesit të komunës me atë të fëmijës së prekur.

Në rastin konkret, zvicerani, pas ndarjes nga gruaja kosovare e ka pranuar si të vetin fëmijën që e ka lindur ajo, transmeton albinfo.ch. Mbi bazën e të drejtës për të marrë nënshtetësinë zvicerane, e drejtë kjo që i takon fëmijës por dhe mbi bazë të faktit se nuk ka pasur kontestim të njohjes së atësisë nga ana e babait, kosovarja duhet të ketë të drejtë qëndrimi në Zvicër pas ndarjes nga bashkëshorti i saj zviceran. Kështu vendos Gjykata Federale.

Kontestimi i atësisë së burrit deri tash ishte i pamundur pasi që ai refuzonte të jepte mostrën për të bëre testin e ADN-së. Gjykata e Lartë e Kantonit të Cyrihut e kishte përjashtuar bërjen e testit në fjalë në mënyrë të detyruar. Ndërsa tash, me vendimin e Gjykatës Federale, Gjykata e Qarkut e Winterthurit do të detyrohet të bëjë konstatimin e atësisë biologjike të zviceranit mbi fëmijën, përcjell albinfo.ch. Ajo do ta marrë, po qe nevoja edhe në mënyrë të detyruar mostrën (pështymën) për testimin e ADN-së, në rast se 65 vjeçari vazhdon të kundërshtojë.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bubble Trouble
  • Play Stealth Sniper