Kosova triumfon në Tallinn me dy çmime për filmin e Blerta Zeqirit  – Lajmi.net
Kosova triumfon në Tallinn me dy çmime për filmin e Blerta Zeqirit 
Autori: Lajmi.net CinemaEntertainmentKulturë/Arte 19:39, 2 December 2017
Filmi i Blerta Zeqirit ‘Martesa’ ka triumfuar në festivalin prestigjioz PÖFF | Tallinn Black Nights Film Festival me çmimin e kritikë ‘Fipresci Prize’ si dhe me çmimin special për ansamblin e aktorëve në kategorinë “First Feature Competition” në Gala mbrëmjen e organizuar sonte në Tallinn të Estonisë. 
  Mjaft e lumtur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, regjisorja falënderoi jurinë  për çmimet dhe u shpreh: ‘Premiera e filmit në këtë festival ishte një eksperiencë e mrekullueshme.

Këtë film e kam bërë për dashurinë e pamundur mes dy njerzve të gjinisë së njejtë sepse për mua ndalimi i dashurisë në emër të një norme shoqërore është absurde. Dashuria nuk është krim përderisa ndalimi i saj është, dhe për këtë arsye këtë çmim ia kushtoj ndjenjës më të bukur – dashurisë.‘

Ndërsa producenti Keka Kreshnik Berisha ndër tjerash falenderoi të gjithë ekipën për punën fantastike që kanë bërë me shumë pasion e dashuri.

Drejtori i QKKsë Arben Zharku tha: ‘Ky është një sukses i plotëmerituar për ekipën e filmit dhe një lajm shumë i mirë për kinematografinë e Kosovës.’

‘Martesa’ është bashkëprodhim në mes Kosovës dhe Shqipërisë me producent Keka Kreshnik Berisha dhe Eno Milkani, të subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, ndërsa në rolet kryesore janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Ky film premierën në Kosovë do ta ketë në fillim të muajit shkurt.

download-1 download

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble
  • Play Urban Basketball