Kosova me medalje të Bronztë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës

Shpend Zhjeqi, ka fituar medaljen e Bronztë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaro 2017”.

Lajme

22/07/2017 13:18

Garuesi nga Kosova mori gjithsej 18 pikë, ai madje ishte larg vetëm një pikë për të fituar Medaljen e Argjendtë, njofton Klan Kosova.

Kjo është gara më e rëndësishme botërore për matematikë, ku marrin pjesë mbi 100 shtete, ndërsa këtë vit është mbajtur në Brazil.