Kosova mbetet pa një super futbollist? (FOTO)

FIFA nuk do të lejojë që të luajë për Kosovën.

Sport

16/12/2016 11:39

Përfaqësuesja e Kosovës tashmë ka nisur rrugëtimin e saj në garat ndërkombëtare, por ende nuk është kompletuar me lojtarë, pasi disa prej tyre kanë luajtur për shtete të ndryshme dhe u duhet të ndërrojnë skuadër.

E njëjta gjë është edhe me mbrojtësin Loret Sadiku, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares së Suedisë dhe asaj të Shqipërisë, ani se nuk ka luajtur asnjë minutë.

Kjo mund të jetë edhe shkaku kryesor që FIFA nuk do të lejojë që të luajë për Kosovën.

Por, menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, tha se rasti është ende i hapur dhe se ende ka shpresa që Sadiku do të mund t’i bashkohet Kosovës.

“Rasti në FIFA është ende i hapur, sepse Sadiku na ka deklaruar se nuk ka nënshkruar asnjëherë që dëshiron të luaj për Shqipërinë. Nëse arrin që ta dëshmoj këtë, atëherë atij do t’i lejohet që të luaj për Kosovën”, tha Shala për Gazeta Express.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.