Kondogbia, dëshirë e Ancelottit

Mesfushori i Monacos, Geoffrey Kondogbia mund të jetë përforcim i ri i Milanit, nëse Carlo Ancelotti konfirmohet në postin e trajnerit në San Siro.

Sport

30/05/2015 13:45

Carlo Ancelotti duket se do të pranojë ofertën e Milanit, për rikthim në postin e trajnerit në San Siro.

Kjo për faktin se mediat italiane raportojnë se ai tashmë ka filluar të mendojë për përforcimet e mundshme tek Rossonerët.

E përditshmja sportive “Tuttosport”, shkruan sot se Ancelotti do të tentojë blerjen e mesfushorit të Monacos, Geoffrey Kondogbia, gjatë afatit kalimtar të verës.

Numri 22 i Monacos, shpeshherë i krahasuar me yllin e Juventusit, Paul Pogba, kërkohet edhe nga Inter.