Komunave shqiptare u kthehet shpresa! – Lajmi.net
Komunave shqiptare u kthehet shpresa!
Autori: Prof.dr. Arlinda Memetaj Op-EdOpinion 14:29, 9 October 2017
Në një Botë ideale, zgjedhjet dhe fushatat zgjedhore përjetohen si festa që do të sjellin të përzgjedhurin, apo si një garë në të cilën fiton kandidati më i mirë. 

Prof.dr. Arlinda Memetaj

Nga ana tjetër elektorati mbështetet tek shpresa dhe premtimet e atyre që garojnë, për tu bë shërbëtorë të po atij elektorati. Por në Botën tonë, në të cilën jetojmë brenda kufijve të këtij Shteti, eksperienca na ka treguar se ai që ka fituar, është vënë në shërbim të vetin personal dhe njerëzve që e rrethojnë atë dhe partinë e tij.

Eksperiencë e dhimbshme kjo, kur mendon se në duar të kujt e kemi lënë fatin e fëmijëve tanë këto dy dekada, ardhmëria e të cilëve varet nga gjysmë analfabetë dhe assesi të mësojmë të veprojmë bashkërisht me qëllim që punët të ecin për të mirë.

Ora e zgjedhjeve në Maqedoni numëron tik-taket e fundit. Për disa parti ka kohë që ka filluar të numërojë mbrapsht. Madje edhe përgatitjet për këtë ngjarje, ka kohë që kanë filluar me kalkulime, koalicione dhe matematika, në emër të numrit, e jo të votuesit, e assesi të standardit dhe kualitetit. Gjithçka është në lojë, përveç moralit, etikës dhe frymës demokratike. Thua se elektorati është një masë, që ka nevojë për bari, e jo për udhëheqës dinjitoz e të përgjegjshëm.

Por ajo që bën përshtypje në këto zgjedhje, është tendenca e partive joshqiptare që të tërheqin sa më tepër votues shqiptarë, duke u ofruar pazarllëqe nga më të ulëtat. Por kush e ka menduar që do vijë kjo ditë që liderët e disa partive shqiptare të bëjnë thirje publike që të votohet për kandidatët maqedonas vetëm për qëllimet e tyre të ngushta partiake ose personale. Nga kjo dukuri e shëmtuar po shihet qartë se funkcionimi i tillë i kahmotshëm e i sotshëm, në formë sekrete apo publike, sjelli gjendjen tonë aty ku jemi. Por votuesi shqiptar kësaj radhe e ka fatin e tij në duart e veta dhe është çështje ditësh që të shohim nëse do ta tregtojë ardhmërinë e tij, nën gënjeshtrat e premtimeve politike.

Historia na ka dhënë shumë mësime. Nuk duhet ti harrojmë ato. Edhe në të kaluarën kemi pasur raste kur politikanët e individët shqiptarë kanë punuar për interesat e ngushta të partive joshqiptare, por e gjithë kjo bëhej në forma sekrete. Koha i zbuloi ata si lëvozhgat kur ndahen nga fryti dhe populli i dënoi ato në ciklin e kaluar të zgjedhjeve parlamentare, andaj politikanët e tillë nuk kanë as fytyrë e as nder që të dalin më para elektoratit shqiptar, e ku më të kërkojnë vota, sepse dëshmuan veten e tyre se në shërbim të kujt kanë qenë. Imagjinoni edhe sa shqiptarë të tjerë duhet të vriten, të përgjaken, të terrorizohen, të burgosen të pafajshëm nga proceset e montuara, që populli jonë të vetëdijesohet edhe më mirë e të fillojë të mendojë dhe të veprojë fuqishëm vetëm për veten e tij, pra për Shqiptari…

Vota nuk është mall këmbimi, as monedhë tregtie. Ajo është përgjegjësi dhe çelës i dyerve për ndryshim. Në prag të këtyre zgjedhjeve, elektorati shqiptar duhet ta kuptojë rëndësinë e votës së vet dhe të votojë përfaqësues të denjë, që premtojnë për një jetë me standarde më të mirë, të cilët do të përfaqësohen nga njerëz të vendosur dhe sypatrembur në përballje me gjitha sfidat. Në këto zgjedhje, votuesit duhet të votojnë kandidatin që mban premtimin dhe që i dedikohet tërësisht punës për të ardhmen e fëmijëve dhe brezave të ardhshëm.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play iStunt 2