Komuna e Prizrenit fajëson Ministrinë për vdekjen e vajzës
Sipas zëdhënësit të Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, përgjegjësia për vdekjen e vajzës tre vjeçare e cila u zu nga muret e një shtëpie të vjetër në pjesën historike të qytetit, bie mbi Ministrinë e Kulturës.
Lajme
Berisha tha në Info Magazine të Klan Kosovës se intervenimet e Komunës në atë pjesë janë të kufizuara.
“Sipas ligjit, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Kulturës, ligji për trashëgimi kulturore e thotë këtë. Përgjegjësia adresohet atje dhe tek një agjencion i ndërmjetëm për trashëgimi që është në kuadër të ministrisë”, ka thënë Berisha në Info Magazine.
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në qendrën historike të Prizrenit dhe veprimet e komunës janë të kufizuara në atë zonë, ne jemi munduar që atë zonë ta mbajmë sa më të sigurt dhe jemi munduar ta sensibilizojmë opinionin për atë pjesë që është e rrezikshme dhe duhet të ketë kujdes”.