Komuna e Prishtinës ka një njoftim për shpeztarët e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka një njoftim për poseduesit e fermave komerciale të pulave për vezë.

Lajme

21/11/2017 10:49

Komuna ka bërë të ditur se ata mund të aplikojnë për subvencione në komunën e Prishtinës.

“Prej datës 20 – 24 nëntor 2017 poseduesit e fermave komerciale të pulave për vezë në territorin e Komunës së Prishtinës mund të aplikojnë për subvencione në Komunën së Prishtinës”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/