Kompania që jep 12 mijë dollarë për udhëtime dhe për të pirë birra gjatë tërë verës

Nëse keni planifikuar që ta kaloni verën duke u shëtitur vërdallë për të kërkuar vende ku mund të pini birra, këtë herë keni një mundësi shumë të mirë e cila edhe do t’iu paguajë mijëra dollarë për të shëtitur botën.

Bota

23/03/2016 22:57

Lexojeni këtë artikull me vëmendje dhe ndiqni hapat me kujdes, dhe kështu ju do bëni para për të shëtitur botën dhe për të pirë birra, transmeton lajmi.net.

“World of Beer”, me bazë në Florida, është në kërkim të tre praktikantëve të cilët do të kalojnë pothuajse katër muaj gjatë kësaj vere duke vizituar shumë vende të botës, për t’i provuar të gjitha llojet e birrave, për të marrë pjesë në festivale të birrave dhe për të shkruar një shkrim rreth përvojës së dehur gjatë kësaj aventure, dhe ky do të jetë shkrimi zyrtar për të hyrë në punë.

Po, kjo është vetëm një stazh dhe jo një punë me orar të plotë me pagë dhe përfitime, por “World of Beer” do t’iu paguajnë 12,000 dollarë për këtë punë dhe gjithashtu do t’iu mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit, duke përfshirë ushqimin dhe akomodimin.

“Ne jemi duke kërkuar për tre praktikantë për një udhëtim gjatë kësaj vere, do të provojmë birrë artizanale  dhe do të shohim ushqimin që bota ka për të na ofruar”.

“Ne do të ju dërgojmë rreth e rrotull botës për të parë storiet më të mira për birrën, më pas ju do t’i dokumentoni ato përmes shkrimit, filmimit apo fotografive.  Me fjalë të tjera, kjo është një punë për media sociale që do t’i dedikohet tërësisht birrës”, kanë thënë pronarët që janë në kërkim të praktikantëve.

Për të aplikuar ju duhet të ndiqni udhëzimet e mëposhtme dhe afati do të jetë vetëm deri me 26 mars. Ju duhet të plotësoni aplikimin, dhe të krijoni një video një minutësh e cila shpjegon pse ju duhet të kualifikoheni.

Kompania ka thënë se nuk ka rëndësi nëse ju jeni ende në studime, një i sapo diplomuar apo edhe një punëtorë profesional me orar të plotë. Mjafton të jeni 21 vjeç dhe të jeni qytetarë në SHBA, ose të jeni të autorizuar të punoni në SHBA edhe nëse nuk jeni shtetas i saj.

Finalistët për pozicionin e kërkuar do të kontaktohen më 28 mars,  dhe intervista e fundit do të mbahet më 4 prill, dhe tre praktikantët e punësuar për programin do të përcaktohen në udhëtimin e tyre të ‘dehur’ gjatë javës së fundit të prillit. /Lajmi.net