Komike: Ja sa para ka fituar kampioni i Kosovës në futbollin e femrave

Kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Vjollcë Krasniqi, dje ia ka dorëzuar trofeun e titullit të kampionit skuadrës së Hajvalisë, pas ndeshjes së javës së 21-të kundër Intelektualeve.

Sport

26/05/2017 13:11

Vashat e Hajvalisë e siguruan titullin para disa javësh dhe deri te ky sukses arritën me plotë meritë.

Hajvalia për këtë sukses nga FFK-ja do të shpërblehet me 5 mijë euro.

Po ashtu, Hajvalia do të marrë pjesë për herë të dytë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.