Koke: Atletico mund ta fitojë La Ligan

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke ka paralajmëruar skuadrën e Barcelonës dhe të Real Madridit, duke thënë se djelmoshat e Diego Simeones kanë kapacitet për ta fituar La Ligan në këtë sezon.

Sport

03/08/2015 14:51

Koke u ka bërë me dije Real Madridit dhe Barcelonës se Atletico Madrid do të jetë konkurrentë i denjë në luftë për titull në La Liga.

“Ekipi është përgatitur mirë dhe jemi duke punuar shumë.Unë besoj se këtë sezon ne mund të konkurrojmë me Real Madridin dhe Barcelonën”, ka deklaruar 23 vjeçari.

“Ne kemi pasur shumë ndryshime të mira kohëve të fundit, kështu që unë mendoj se këtë sezon mund të bëjmë diçka të rëndësishme.”, ka theksuar ai.