Kocijançiç: Dialogu i radhës Kosovë-Serbi në fillim të 2016-ës

Dialogu i Kosovës me Serbinë, me ndërjmetësimin e Bashkimit Evropain dhe Brukselit është në progres ndërsa bisedimet e radhës në nivelin e kryeministrave mund të priten në fillim të vitit 2016

Lajme

28/12/2015 14:59

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiç, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka njoftuar se temat do të jenë lidhur me implementimin e marrëveshjeve të arritura në fushën e lëvizjes së lirë, diplomave dhe kadastrës.

Në anën tjetër, drejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë serbe, Marko Gjuriq përmend edhe tema tjera, ka njoftuar ATSH, transmeton lajmi.net

Sipas njoftimit të ATSH-së, pas marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, në tavolinën e bisedimeve mund të shtrohen edhe statusi i pronësisë së Kishës Ortodokse serbe, pronat publike dhe private të serbëve, personat e pagjetur dhe njohja e diplomave universitare./lajmi.net