Klubi i jep lamtumirën prekëse futbollistit që mbeti i vdekur në tragjedinë e Genovas

Viktima është, Andrea Cerulli, 48 vjeç, baba i një fëmije.

Sport

15/08/2018 13:15

Tragjedia e ndodhur në Xhenova të Italisë ka lënë viktimi edhe një futbollist të skuadrës amatore të Genoa Portuali Voltri.

Viktima është, Andrea Cerulli, 48 vjeç, baba i një fëmije.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë klubi ku ai bënte pjesë ku me anë të një postimi në internet shprehte ngushëllimet për familjen e të ndjerit, Andrea.

“Klubi i Genoa Portuali Voltri ngushëllon familjen e Andreas, bashkëpuntorit tonë, kolegut tonë, mikut tonë, viktimës së tragjedisë në Urën e Morandit. Lamtumirë Andrea..” shkruhej nga klubi.