Kjo orë duket e thjeshtë, por është e mençur

Kompania e pajisjeve veshëse të mençura Withings, e njohur për orët e saj, sapo ka lansuar një orë të mençur, e cila nuk duket në fakt si orët e tjera të mençura që i kemi parë deri më tani. Në fakt, kjo orë është e thjeshtë dhe e bukur në pamje.

Auto & Tek

24/06/2014 17:51

Withings Activite është një orë zvicrane e cila monitoron hapat gjatë ecjes, djegien e kalorive, distancën e udhëtimit dhe nivelet e gjumit.

Ora nuk vjen me teknologjinë e cila gjindet zakonisht tek orët e mençura, të tilla si njoftime dhe mesazhe, por është një pajisje e mençur me një pamje të një ore tradicionale.

Pajisja vjen në dy ngjyra, të zezë dhe metalike. Gjithashtu përmban një xham të pathyeshëm kristali i cili përfshinë kapacitete të prekjes me dorë, për të ndryshuar llojet e saj.

Ndryshe nga gjurmuesit e tjerë të fitnesit dhe orëve të mençura që janë sot, Activite ka një fytyrë rrumbullake klasike dhe një analog tradicional në ekran. Përmban dy njoftime në ekran, një që tregon kohën dhe tjetri përqindjen e aktiviteteve të gjurmuara si hapat ose gjumi.

Ora mund të lidhet edhe me pajisje të iOS përmes Bluetooth dhe punon me një aplikacion korrespondent të quajtur Withings Health Mate. Aplikacioni i lejon përdoruesit të krijojnë plane personale të aktiviteteve dhe i motivon ata për t’i arritur këto plane. Nuk është e gatshme ende për Android.

Pajisja Activite do të kushtojë $390 kur të dalë në shitje.