Kjo kirurge është më e vjetra në botë (Foto)

Ajo është kirurgia më e vjetër në botë që është ende në punë dhe mbush 90 vjeç me 10 mijë operacione të kryera. Por Ilyinichna Levushkina nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Fun

22/03/2017 16:44

Për 68 vite ajo ka kryer afërsisht 4 operacione në ditë në Ryazan City Hospital, në afërsi të Moskës. Ajo është vetëm 150 cm e gjatë kështu që ka një stol të veçantë për të qënë të sigurtë që mund të arrijë pacientët e saj.

Për 30 vjet Ilyinichna ka qënë një mjeke në lëvizje, ku ka trajtuar pacientët që jetonin në zonat e egra të Rusisë. Dhe më pas u rikthye në Ryazan ku u rrit dhe studioi. “Të jesh doktor nuk është thjesht një profesion, por një stilë jete. Kur të ndaloj unë, kush do i bëjë operacionet?”, ka thënë ajo në një intevistë për Lite FM kur u pyet se a ka ndërmend të tërhiqet.