Kjo ishte vajza seksi e terroristit të Londrës, ja çfarë bëjnë gruaja dhe vajza tjetër (Video/Foto)

Babai i tyre, ishte konvertuar në Islam, ndërsa ai është në burg për shkak të sulmit me thikë.

Bota

28/03/2017 19:15

Halid Masud (52), terroristi që javën e kaluar në Londër gjatë një sulmi vrau katër persona, kishte bindur vajzën e tij të madhe të kthehet në Islam, ndërsa e vajza e tij e vogël nuk kishte pranuar të mbante shami.

Tegan Harvey (18) vishte shkurt, ndërsa motra e saj gjashtë vjet më e madhe Andi ecën përreth e mbuluar nga koka deri të këmbët.

Babai i tyre, ishte konvertuar në Islam, ndërsa ai është në burg për shkak të sulmit me thikë.

Tegan ende jeton më nënën e saj, shkon në shkollë dhe jeton një jetë normale, transmeton lajmi.net.

Andi, e cila i shpëtoi një aksidenti të rëndë me makinë, u bë besimtare, ndryshoi emrin e saj dhe filloi të veshte burkën.

Një mik i saj nga shkolla, thotë se ajo, para se të mbulohej, ishte shumë tërheqëse, por nuk e ka idenë se si shkoj të jetoj me babain e saj të “çmendur”.

“Kur ajo u zhvendos dhe u bë myslimane u shkëput nga të gjitha lidhjet e vjetra me shoqërinë”, ka thënë ish shoku i saj. /Lajmi.net/

YouTube player